Edi Rama u bën thirrje të rinjve: Mos ikni në Greqi, bëni turizëm këtu

Kryeministri Edi Rama nga Mallakastra ku ndodhej këtë të shtunë, u shpreh i lumtur që po bie shi, jo për bereqetin, por për situatën energjitike. Duke theksuar varësinë e vendit tonë nga reshjet, Rama theksoi se jemi në një proces transformimi. Është e rëndësishme që të jemi të bashkuar tha kryeministri, pavarësisht bindjeve politike.

Rama: Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit.

 

Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.

 

Kreu i qeverisë bëri me dije se sot jemi në kushtet kur në fund të vitit mund të regjistrojmë 500 milionë eksporte. Kjo është një shifër serioze, por e pamjaftueshme.

 

Rama: Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër. Ama këto eksporte janë produkte të njerëzve që po ia shohin hajrin punës në bujqësi. Ne duam të arrijmë në 1 miliard eksporte në fund të kësaj dekade.

Unë i sfidoj ata që punojnë në Greqi dhe Itali të shikojnë sa marrin atje nga italianët dhe grekët dhe të shikojnë se sa marrin në fushën e Lushnjës. Tha njëri në Lushnje ne nuk i deklarojmë pagat se janë më të larta që japim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...