Dajana Shabani habit Aldon: Në 2016 kam qenë në një moment kritik, ti ma ke ndryshuar jetën…

Në emisionin “Aldo Morning Show” ka telefonuar moderatorja e njohur Dajana Shabani e cila ka treguar një histori që as vetë Aldo nuk e dinte.

 

Ajo shprehet se është një fanse shumë e madhe e Aldos dhe e ka tepër xhan, sepse një emisioni që ai ka zhvilluar në Qershor të vitit 2016, i ka ndryshuar jetën moderatores e cila gjendej në një moment kritik të jetës së saj.

 

Dajana Shabani: Nuk jam përgjithësisht fanse e askujt, ndërsa me Aldon është një çikë ndryshe sepse në Qershor të 2016 unë kam hapur televizionin tek Aldo, unë kam qenë në një moment kritik të jetë sime, shumë problematik dhe një e thënë e Aldos më ka ndryshuar komplet.

 

Aldo: Ma kujto.

 

Dajana Shabani: Jam një fanse e madhe.

 

Aldo: O të vdes unë, ma kujto se çfarë thënie se kush e mban mend.

 

Dajana Shabani: Ke bërë totalisht një emision në të cilin ke mbrojtur një person timin, ti mund ta kesh bërë absolutisht pa dashje fare, por sinqerisht nga ai moment, edhe miqtë që unë njoh i kam thënë nuk po e has atë person që minimumi t’i bëj një shishe verë. Më ke dhënë forcën më të madhe dhe nga ai moment unë kam ndërruar komplet faqe domethënë. Sinqerisht dhe virtualisht nga larg të kam shumë xhan. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...