Ç’po ndodh? Moti i keq “boom” aksidentesh në vend, mbi 10 persona të lënduar rëndë

Për shkak të lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut, të shumta kanë qenë aksidentit ditën e sotme. Në mëngjes, në aksin Gjirokastër Tepelenë u shënua një aksident me dy të lënduar.

 

Më pas, një tjetër aksident u shënua në Kukës, ku një betoniere u përmbys në rrugën e Kombit duke lënë të lënduar shoferin.

 

 

“Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Gjithashtu në Kukës janë shënuar dhe dy aksidente të tjera, me dy të lënduar.

 

 

Burime bëjnë me dije se aksident ka ndodhur dhe në Fier. Dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në një pemëtore me ullinj.

 

“Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia

 

Gjithashtu edhe ne Shkoder eshte raportuar per nje aksident ku te plagosur raportohet se kane mbetur 3 persona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME