Angelo Massafra thirrje Ramës nga Kisha: Ndaloni largimin e shqiptarëve, vendi po zbrazet nga emigracioni

Reflektim urgjent nga politika shqiptare dhe qeveria për të frenuar largimin e shqiptareve nga trojet e tyre duke krijuar kushte me të mira të jetesës.

 

Kjo është kërkesa e drejtpërdrejtë e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, drejtuar ligjvënësve shqiptarë. Në mesazhin e tij, ai thekson se është përgjegjësia e politikës, që shqiptarët sot nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre.

 

“Ne Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, të mbledhur në Asamblenë e zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, mbajtur në Tiranë më 25-26 tetor 2022, mes argumenteve më me interes që i përkasin Kishës Katolike dhe popullit tonë aq të dashur shqiptar, kemi trajtuar edhe problemin e dhimbshëm të shpopullimit që po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë.

 

Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste trag jike.

 

Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej fri kës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri.

 

Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme.

“Ishte për t’u bërë”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga biseda e truprojës me agresorin që goditi Berishën

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.   Ajo deklaroi se pas një...

Fituesi merr 200 mijë euro, nisin skenat me pullë të kuqe në ‘Big Brother Vip Kosova’

Ka startuar spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova”, në shtëpi janë futur 15 banorë. Banorët kanë filluar duke u ambientuar me shtëpinë.   E...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...