AKSIDENT I TREFISHTË NË VAU DEJËS, TË PLAGOSUR MBETËN 3 PERSONA KU NGA DËMTIMET E MARRA ATA…

Një aksident në të cilin u përfshinë tre mjete ka ndodhur në fshatin Shelqet, të bashkisë Vau Dejës. Për pasojë mbetën të plagosur 3 persona, fatmirësisht pa dëmtime të rënda në trup. Shkak I aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim I gabuar dhe lëvizja me shpejtësi e njërit prej mjeteve.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca e cila ka transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës tre personat e përfshirë në këtë aksident. Ndërsa policia po vijon hetimin e shkaqeve të përplasjes së trefishtë. Si pasojë, për disa minuta është bllokuar edhe aksi rrugor Kryebushat – Vau I Dejës, ndërsa mjetet kanë pritur për disa minuta për të kaluar rrugën.

 

Gjatë kësaj të shtune janë regjistruar disa aksidente në akse të ndryshme të vendit, rajonit verior. Lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve është bërë shkak I shumicës prej tyre. Mos respektimi I sinjalistikës rrugore është bërë kërcënim për jetët e përdoruesve të rrugës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...