SKANDALI/ 10-vjeçarja me zhvillim të vonuar pa mësuese ndihmëse, ZVAP Shijak pret vendimin e Kempit, të miturës i ndërpritet ndihma sociale

Eleni Marsela vetëm 10 vjeç jeton në qytetin e Shijakut bashkë me familjen e saj. 10 vjeçarja shkon në klasë të 4-t, por ka një mori diagnozash si prapambetje e lehtë mendore, zhvillim në të folur, probleme me të ecurën (ku për te cilën është operuar, por pa rezultat).

 

Mamaja e Elenit tregon se vajza e tyre në vitet e mëparshme ka patur një mësuese mbështetëse, por këtë vit nuk mund ta ketë më si pasojë e ndërprerjes së Kempit. Ajo gjithashtu tregon se vajza shkon në shkollë, por në klasë nuk ka një mësues mbështetës edhe pse psikologia e shkollës 9 vjeçare Rreth ‘Muharrem Plaku’ bashkë me drejtorin e kësaj shkolle kanë pohuar që vajzës i duhet mësuesja, por me në vendim Kempi. Nëse vendimi i përfitimit të Kempit do të jetë negativ, 10 vjeçarja mbetet pa mësues. E intervistuar nga gazetarët e Fiksit, Eleni shihet dukshëm që ka vështirësi në komunikim, lexim dhe në të shprehur.

 

Gazetarët e Fiksit dërgojnë prindin e 10 vjeçares, së pari në drejtornë e shkollës ku ky i fundit i thotë se po nuk ka marrë kempin nuk mund ta trajtohet me mësuese ndihmëse.

 

Kështu prindi drejtohet për të disatën herë në ZVAP Shijak ku edhe aty i thuhet se pa kempin nuk mund të ofrohet mësuese ndihmëse , për të përfituar këtë të fundit prindi i 10 vjeçares duhet patjetër të vendosë në dispozicion fletën e vendimit të kempit që është aktiv, sepse ky është kushti kryesor. Në lidhje me problemin e nxënëses Eleni Marsela së shkollës 9 vjeçare Muharrem Plaku në qytetin e Shijakut, redaksia e emisionit Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit ku pyeti mbi proçedurat që nevojiteshin për përfitimin e mësueses ndihmëse me fëmijë më statusin AK (Aftësi e Kufizuar).

 

Kjo Ministri tha se në zbatim të Urdhërit nr. 31 datë 28.01.2020 për “ Miratimin E Rregullores Për Funksionimin E Institucioneve Arsimore Parauniversiatre Në Republikën E Shqipërisë”, Kreu XIV, Neni 80, pika 6 është e detyrueshme që personi i cili ushtron përgjegjësinë prindërore të paraqesë raportin vlerësues nga komisioni mjekësor, kur fëmija është i vlerësuar nga ky komision. Në mungesë të një raporti nga KMCAP, KMD (Komisioni Multidisiplinar) rekomandon paisjen me raport mjekësor nga KML (Komision i Mjekësisë Ligjore) pranë poliklinikave shëndetësore përkatëse.

 

Kështu gazetarët e Fiksit ju drejtuan Zyrës Arsimore për të pyetur se përse kjo zyrë nuk e njeh KML. Pasi gazetarët e Fiks Fare i tregojnë ligjin dhe interpretimin që ka bërë Ministria e Arsimit ata shprehen se do të konsultoheshin për rastin dhe do të kthenin një përgjigje, ku dhe do të adresonin prindin për proçedura të mëtejshme. Vetëm 2 ditë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare prindi i 10 vjeçares kontakton me gazetarët dhe tregon se është marrë në telefon për të shkuar në ZVAP, ku është takuar me drejtorin e shkollës psikologen dhe me punonjëset e ZVAP dhe i është thënë se duhet të plotësojë raportin dhe ta dërgojë në ZVAP./ Fiks fare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...