Shqiptari që dashurohet me serben, aktori shkodran tregon çfarë i tha Eduart Grishaj: Më mori në telefon

“Sofia” është filmi më i ri në kinematografinë shqiptare me regjinë e Eduart Grishaj, i cili dy ditë më parë kishte premierën.

 

Aktori kryesor është Antonio Kodrinaj, i cili në film është një shqiptar që dashurohet me një serbe. Me origjinë nga Shkodra, por i rritur në Itali, ai ka treguar sesi i erdhi oferta nga Grishaj.

 

Antonio u shpreh se e pranoi direkt rolin pasi pa skenarin sepse ishte historia e jetës së tij.

 

“Unë kur kam shkuar për herë të parë në kinema, kam parë filmin ‘Gladiatori’ dhe kam vendosur të bëhem pjesë e aktrimit. Nuk kam studiuar për aktrim, e kam mësuar vetë.

 

Ndihem shumë i nderuar që edhe pse jetoj jashtë regjisorët shqiptarë po më japin mundësinë të luaj filma. Me Eduartin që u bashkuam shkaku ishte Alfred Trebicka. Kur më mori Eduarti në telefon është shumë e bukur se ne aktorët që shohim është skenari. Ma tregoi skenarin dhe kur e lexova, ishte historia ime para 3 vitesh se jetoja në Amerikë dhe më morën në telefon dhe më thanë babi nuk është mirë me shëndetin. Edhe nuk munda ta refuzoja se ishte historia ime”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...