Pas prishjes së miqësisë, dy aktorët shqiptar vendosen ‘përballë’ njëri-tjetrit në programin televiziv. Çfarë do të ndodhë me dy aktorët?

Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku njihen për miqësinë e tyre që u krijua që në ‘Portokalli’ e cila u forcua gjatë viteve dhe dyshen e humorit i shikonim shumë shpesh së bashku gjatë postimeve në rrjetet sociale apo me pushime së bashku me partneret e tyre.

 

Por prej kohësh u komentua gjatë në media se marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut, nuk është më njësoj.

 

Zërat u forcuan akoma më shumë pas ditëlindjes së Olsit disak ohë më parë. Midis urimeve të shumta nga personazhe të ndryshëm, ajo çka u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ata po ashtu nuk ishin në festën e tij ku morën pjesë personazhe të ndryshme të showbizit.

 

Mirëpo mesa duket djemtë janë vendosur përballë njëri-tjetrit në programin ‘Zemër Luana’, i cili pritet të fillojë së shpejti. Ky detaj u vu re videoja e publikuar nga Butrint Imeri i cili duket se është gjithashtu një ndër të ftuarit e programit.

 

Mbetet për tu pare se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Kujtojmë se Olsi ka folur dhe më parë në lidhje me raportin që ka me Besin. Aktori u shpreh disa kohë më parë se mes tyre nuk ka patur asnjë debat ndonëse pranon se gjërat janë ftohur. “Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi.”-tha në ‘Goca dhe Gra’.

 

Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se: “Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”

 

Besi ka qenë ai që ndihmoi Olsin të bëhej pjesë e “Portokalli”. Më pas të dy bashkë me Erion Isain sollën “BE Coffe” në Tv Klan si pjesë e “E diela shqiptare”, por nuk rezultoi shumë e suksesshme. Kështu, Olsi iu bashkua “Klanifornia” teksa Besi dhe Erioni vijuan angazhimet e tjera jashtë ekranit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...