La punën në ndërtim, shqiptari në Belgjikë i dhuron vajzave trëndafila në rrugë: Fitoj deri në 5 mijë €

Andrea Gjura është i riu nga Dibra, që ka emigruar në Belgjikë. Ai është bërë shumë i njohur përmes videove që publikon në Tik Tok, ku shfaqet duke i dhuruar trëndafila, përqafime dhe i bën propozime vajzave të panjohura në rrugë.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Andrea tregoi se blen 50 trëndafila çdo ditë dhe fiton shumë para nga videot. Ai zbuloi se video që i ka dhënë më shumë fitim, ka qenë 5 mijë euro. Andrea tregoi se në fillim punonte në ndërtim, por e la se nuk fitonte kaq shumë para.

 

“Isha një ditë me kushëririn në palestër dhe thash pse mos ta provoj. Lulet i blej çdo ditë, janë natyrale. Në ditë blej minimum 50 trëndafila. Videot i hedh në Tiktok, fitoj me reklamat. Është diçka që të ndihmon shumë.

 

Për një video që arrin 1 milion views, marr një mijë euro. Video më e shikuar kam marr 5 mijë euro. Dikur kur erdha në fillim punoja në ndërtim, punoja 10-12 orë dhe merrja shumë pak. Prej dy muaj e gjysmë e kam lënë. Kam shumë ide për videot”, u shpreh ai.abcnews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...