Kampi i Ferrit/ Gjyshi i Alvin Berishës: Vajza ime mund të jetë gjallë në Siri

Ymer Çira, gjyshi i Alvin Berishës në një lidhje me skype në emisionin Shqipëria Live në Top Channel u ka bërë apel autoriteteve shqiptare që të rikthejnë në atdhe vajzën e tij, Valbona Berishën.

 

Ai dyshon se nëna e Alvinit është gjallë dhe ndodhet atje. Çira gjithashtu i bëri apel dhëndrit që ta lejojë të takojë nipin dhe dy mbesat e tij, të cilët jetojnë në Itali.

 

Sipas avokatit të familjes Berisha, nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e Valbonës.

 

“Vajza ime mund të jetë gjallë në Siri, kërkoj nga autoritetet që ta rikthejnë. Nuk kam asnjë komunikim tre vite me Alvinin dhe motrat, dua që të ketë tre fëmijë, të jenë lirshëm për të ardhur tek ne dhe ne t’i shoqërojmë. Janë dërguar njerëz atje dhe ka thënë se dy vajzat janë rritur dhe nuk dëgjojnë, të flasin, por unë nuk jam i këtij mendimi se ata duhet ta dinë se cilët janë gjyshërit, po bëhen tetë vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Nuk ka mundësi që nipi im të mos të dijë kush është gjyshi”, tha ai.

 

Ai ka edhe një apel për vajzën e tij, nëse është gjallë dhe e dëgjon.

 

“Nëse na dëgjon dua që me veprimin që mund të bëjë të rregullojë opinionin tek njerëzit që e kanë rrethuar i bëj thirrje që të kthehet sa më shpejt. Është për ne në radhë të parë, si familje, si fis si prind, por edhe me shoqërinë që ka pas jetu se shoqëria e ka dasht“, tha ai.

 

Kujtojmë se Alvin qëndroi për 5 vite në kampin e Al Hol ndërsa u rikthye në vitin 2019 në Shqipëri dhe i është rikthyer jetës normale.

 

Në kampin sirian dyshohet se janë rreth 20 shqiptarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë.

 

Atje janë Elona Shuli me një fëmijë dhe dy motra e vëllanë; Emanuela Daci me tre vajza; Hajrie Taushani me një djalë dhe bashkëshortin; Eva Dumani, Myrvete Dibra, e cila ndodhet me një vajzë.

 

Kurse Oliada, vajza e Myrvete Dibrës arriti të kthehej në Shqipëri, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë një thirrje për të gjithë ata persona që duan të rikthehen, duhet të adresohen e të paraqiten tek spitalit të kampit.

Gruaja sulmohet nga një qen rrugësh, niset me urgjencë në gjendje të rend drejt Tiranës

Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër. Sipas burimeve, e dëmtuara është 47-vjeçarja Vali.D, e cila ka marrë...

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.   Por...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...