Einxhel Shkira i kthehet keq komentueses: Sa keq që nuk të shaj dot siç e meriton…(Foto)

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, herë pas here vendos që t’u kthejë përgjigje publike ndjekësve që i komentojnë në profilet e saj në rrjetet sociale.

 

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku në “Instastory” ka publikuar një foto ku tregohet profili i “Instagram”-it të ndjekëses. Gjithashtu bashkëngjitur me foton, ish-banorja e “Big Brother VIP” shkruan:

 

 

“Më vjen keq për gratë. Por më shumë për veten. Për veten se jam e detyruar të duroj fytyra të tilla që mendojnë se kanë të drejtë me dhënë mend. Jo se jam gjynah se m’i thojnë ato fjalë, por jam gjynah se nuk iu shaj dot ashtu siç e meritojnë. Që jeni edhe vetë nëna, pastaj është tronditëse se çfarë edukate mund të jepni”.

 

Nuk është hera e parë që moderatorja “përplaset” me ndjekësit apo ata që kritikojnë dhe komentojnë negativisht në profilin e saj. Më herët, Einxhel ka patur një reagim për personat që e kanë kritikuar për ekspozimin e barkut të rrumbullakosur në rrjet.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME