Ditët e “të shenjtëve” kthejnë emigrantët në Shkodër, Sokol Shahini vendos çdo nëntor lule te varret e prindërve

Nga Simon Shkreli

 

Lidhja e vetme me Shkodrën për familjen Shahina janë varret. Jetojnë prej vitesh në Itali dhe kthehen në Shkodër ditët e para të nëntorit, për ditët e të vdekurve.

 

“Vijmë vetëm për familjarët që janë në këto varreza të bekuara. Është një kujtim i prindërve që na kanë lënë dashurinë dhe përkushtimin.”

 

Sokol Shahini teksa i afrohet varreve të prindërve nuk i mban dot lotët.

 

“Erdhëm t’ju vëmë një tufë lule.”

 

Lidhja shpirtërore është e fortë.

 

“Nuk harrohen asnjëherë se janë shenjtët e shtëpive tona. Jetojmë me kujtimet e tyre dhe andej, është e vështirë për ne kur vijmë këtu, vijmë e ikim me emocione shumë të mëdha.”

 

Varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër këto ditë kthehen në vend pelegrinazhi për gjithë besimtarët.

 

Përgjatë gjithë ditë, deri në mbrëmje vonë besimtarët me qirinj dhe lule në duar përkujtojnë dhe luten për shenjtorët dhe të afërmit e tyre që prehen këtu.

 

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz...

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte dhunë, të bërtitura, sherre, biseda me zë të lartë, shoferë që vetëm i bien borive...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...