Burri mbron gruan pasi mamaja e tij e kritikοn se nuk e pastron shtëpinë siç duhet

Burri në fjalë, ka një blog shumë të njohur kushtuar atësisë. I titulluar “Nuk e kam idenë se çfarë po bëj: Blog për baballarët”. Aty ka histori, thënie të mençura dhe humor për aventurat e tij në prindërim. Ka shumë ndjekës, si në blog ashtu edhe në Facebook.

 

Ideja kryesore e Clint-it me blogun ishte të ndante përvoja dhe këshilla me baballarët. Ai nuk kishte patur një baba që ta mësonte dhe si pasojë nuk kishte askënd që mund t’i jepte këshillat që i nevojiteshin lidhur me të gjitha llojet e aktiviteteve atërore.

 

Clint shpërndau një postim që flet për gruan e tij, të quajtur Mel, me të cilën ai ka dy fëmijë dhe që është shpërndarë më shumë se 3000 herë. Por çfarë ishte ajo që bëri kaq shumë jehonë te lexuesit në mbarë botën?

 

Në postimin e tij, Clint flet për një bisedë që ka pasur me nënën e tij një të shtunë të bukur. Ndërsa ai po lante enët, nëna e tij e pyeti nëse e shqetësonte që gruaja e tij nuk e mbante shtëpinë më të pastër. Clint shkruan se ai pranon se shtëpia e tyre nuk është më e rregullta. Fëmijët e tyre lënë rrëmujë përreth, ka projekte gjysmë të përfunduara në sipërfaqe dhe shpesh ka pjata në lavaman, por Clint nuk është shqetësuar kurrë nga kjo dhe ai nuk mendon se ishte detyra e vetme e Melit është të pastrojë shtëpinë. Kjo ishte përgjegjësi e të dyve, si partnerë.

 

Clint nuk ishte plotësisht i sigurt se si t’i përgjigjej nënës së tij, pasi pyetja ishte shumë jashtë mendimeve të tij. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë para se të kuptonte se nga mund të kishte ardhur pyetja e saj. Nëna dhe babai i Clint-it, këtë të fundit që ai nuk e njihte mirë, u rritën me vlera të ndryshme, gruaja pastronte, burri punonte për të sjellë lekë.

 

Megjithatë, Clint nuk e ka konsideruar kurrë një shtëpi të çrregullt si një problem. Ai u martua me gruan e tij për personalitetin e saj, inteligjencën e saj dhe mënyrën se si ajo e bënte të ndihej. Ai u martua me të sepse e donte buzëqeshjen e saj, mendjemprehtësinë e saj, ëmbëlsinë e saj dhe se si e dinte se ajo ishte lloji i personit me të cilin do të donte të rriste fëmijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME