BBC nxjerr shifrat/ Shqipëria në vendin e parë për emigrimin në Angli, lë pas Afganistanin dhe Irakun

Shqiptarët zënë numrin më të lartë të refugjatëve që kanë hyrë në Britaninë e Madhe.

 

Në statistikat e nxjerra nga BBC, nga Janari në muajin Qershor, 2165 shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe dhe në vendin e dytë vjen Afganistani i luftës, me 2066 persona.

 

Në vendet e mëposhtme, renditet shtetet ku luftërat nuk kanë pushim, si Irani, Iraku dhe Siria.

 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në total, 12,000 shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla në një vit, pothuajse të gjithë të rinj që udhëtojnë vetëm.

 

Një zyrtar i lartë francez, i fokusuar në këtë fushë, konfirmoi se shqiptarët aktualisht po luajnë rolin e ndërmjetësve, duke lidhur emigrantët shqiptarë me bandat e kontrabandës irakiene-kurde.

 

Gazetarët e BBC thonë se kanë qenë në Shqipëri dhe në disa fshatra kanë parë një boshatisje totale.

 

Ata tregojnë se kanë qenë në Laknas dhe banorët thonë se 70% e popullsisë vendase tashmë është larguar për në MB. Gjithashtu largimet nuk kanë të ndalur edhe sot e kësaj dite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...