Arbana tregon sa është dobësuar pas lindjes në premierën e filmit “Sofia”!

Filmi “Sofia” i Eduart Grishaj e pati në 2 nëntor në Tiranë premierën e tij,

 

një moment ky padyshim i vecantë për regjisorin dhe partneren e tij, Arbana Osmanin.

 

Moderatorja është edhe vetë pjesë e filmit të drejtuar nga njeriu me të cilin ajo ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Arbana u shfaq mjaft elegante, duke treguar kështu se është rikthyer plotësisht në formë pas shtatzanisë së fundit.

 

Ajo kishte zgjedhur për këtë event një fustan nga Yves Saint Laurent, i cili gjendet në Obbu Store.

 

Fustani ishte i zi, me dekolte të hapur në formë v, me rrudha në pjesën e belit dhe një lule ngjyrë lejla prej kadifeje. Fustani kushton 3400€ dhe është pjesë e koleksionit Vjeshtë ’22.

 

Ngjarjet e filmit “Sofia” zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941.

 

Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta. Autori është frymëzuar nga të rinjtë serbë qe studiojnë gjuhën shqipe.

 

Mes kastit si Rozafa Celaj, Antonio Kodrinaj, Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Çun Lajçi, Arbana Osmani etj, bie në sy dhe pjesmarrja e aktores së madhe Tinka Kurti.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...