U shfaq shumë elegante krah Eduartit, Arbana Osmani shpenzon shifrën marramendëse për vetëm një fustan. Ja vlera e veshjes

Mbrëmjen e djeshme, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për herë të parë filmin e tij të ri.

 

Gjatë premierës, ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur, ku padyshim nuk mungoi as partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

 

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është ‘look-u’ i saj, pasi kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$. Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.

 

 

Kujtojmë që çifti vetëm pak javë më parë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME