Marjana Kondi “turpëron” në emision dhëndrin, tregon arsyen pse është e pakënaqur me të

Ajo pa dyshim mbetet një nga aktoret e humorit më simpatike e më të dashura për të gjithë publikun shqiptar, i cili e dëgjon gjithmonë me shumë kureshtje.

 

Bëhet fjalë për Mariana Kondin, aktoren shqiptare e cila prej disa vitesh na shoqëron me humorin e saj të veçantë në skeçe të ndryshme, emisione ku është e ftuar etj. E së fundmi, Mariana ishte e ftuar edhe në programin e së dielës në Top Channel, “E diell”.

 

Teksa po diskutonte rreth temës se pse vjehrrat lënë kokën pas dhëndurëve, moderatori i emisionit, Edi Manushi nisi ta ngacmojë pak aktoren duke i thënë se ajo është një vjehrrë e shkëlqyer.

 

‘Ti je sot sepse je tipikja vjehrrë që ke marrëdhënie të shkëlqyera me burrin e vajzës tënde’. Pa e mbaruar ende fjalinë, Marjana i ktheu menjëherë përgjigje Manushit duke i thënë: ‘Gabim! Gabim total!’

 

Më pas, aktorja shpjegoi me shaka edhe arsyet se pse është e pakënaqur nga dhëndri i saj, duke thënë se ai nuk e nxjerr për kafe dhe harron. “Është një shprehje e bukur që thuhet:

 

Dhëndri i mirë të bën me djalë. Dhëndri im quhet Artur dhe nuk jam e kënaqur sepse kur unë i them: Shiko, e kemi lënë që do pimë ndonjë kafe? Po thotë, dhe nuk vjen, nuk merr në telefon.

 

Unë ia kam mësuar këtë gjë. Herën e fundit më tha, ja do ta shikosh ti se si do vij unë. Dhe na mori njëherë e mirë, na dha një drekë dhe pagoi ai sigurisht. Mbi familjen nuk ka asgjë në botë. Familja është gjëja më e bukur, gjëja më e shenjtë.

 

Unë nga të gjitha gjërat që kam kaluar në jetë, sidomos largimin nga puna, e kam gjetur ngrohtësinë brenda asaj familjes së bukur aty në ato katër muret e shtëpisë” – u shpreh aktorja Mariana Kondi duke marrë duartrokitjet e studios.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...