Einxhel tha se u ndje keq nga fjalët e nënës së saj, flet Beniada: I kam kërkuar falje, por po e pashë do ta…

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku gjatë intervistës foli edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën.

 

Dy vajzat e ekranit kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku u duk se krijuan një miqësi shumë të bukur. Por me të mbaruar reality show, ato nuk u panë më bashkë.

 

Lidhur me këtë, Beniada rrëfeu se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje.

 

Më tej, ish-banorja e BB VIP tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

 

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lë ndoj asnjë njëri.

 

E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë jo nëpër studio.

 

Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, u shpreh Beniada.

 

Ndërkohë kujtojmë që gjatë një ‘live’, Einxhel tha më herët se ishte lënduar shumë nga ofendimet e mamasë së Beniadës nëpër komente në rrjete sociale.

“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli   Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon me përkushtim që Kisha ku ai shërben si punonjës mirëmbajtjeje të zbukurohet sa më mirë...

U godit në fytyrë me grusht, Berisha shfaqet me syze dielli në publik

Kreu demokrat Sali Berisha, ditën e martë, 6 dhjetor, u sulmua me grusht nga Gerti Shehu në bulevardin ku po zhvillohej protesta.   Pas grushtit, Berisha...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME