Edhe Ermal Mamaqi na bëhet shkrimtar, ja çfarë titulli i ka vënë

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”.

 

Pas eksperiencës së tij të gjatë me trajnimet mbi suksesin, Ermali vjen këtë herë me një libër motivues.

 

“Në garë me veten” është një libër që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet.

 

Prej vitesh tashmë, pikësynimi i Ermali ka qenë pikërisht të motivojë njerëzit të organizojnë jetën dhe të ndryshojnë mendimet.

 

Tani çdokush do e ketë më të thjeshtë të mësojë këto metoda falë librit “Në garë me veten”.Promovimi i librit është në datën 8 nëntor, por mund të porositet online.

 

Kujtojmë se Ermal Mamaqi ka kohë që është shkëputur nga ekrani si moderator, por kohët e fundit është anëtar jurie në emisionin “Dance Albania”.

 

Ndërkohë vazhdon me trajnimet e herëpashershme si trajner motivimi si dhe me bizneset e tjera që i administron bashkë me bashkëshorten Amin.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...