Mos ndoshta Flor Gjini “talli pak” Erjona Rusin: “Është bërë si Luana”…

Moderatori Flori Gjini ka qenë i ftuar në programin “Natën me Aulonën”.

 

Flori foli për arsyet e largimit nga “Top Channel” duke rrëfyer se atij i ishte propozuar për të qenë pjesë e “Dancing With the Stars” dhe e “Fan Club”. Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, ai u shpreh se nuk dëshironte të marrë vëmendje me puthje.“Unë nuk mund të isha violinë e dytë në një program, nuk e marr vëmendjen me puthje.

 

Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.I pyetur për marrëdhënien e tij me Ori Nebiajn, Flor Gjini u shpreh: “Marrëdhënia me Orin është shumë e mirë. Në fillim nuk ka qenë e mirë. Këto vitet e fundit jemi lidhur shumë me njëri-tjetrin.

 

Në fillim ishte Olsa në mes, dhe ku është ajo ka dramë. Në rolin e “Për’puthen” më pëlqen shumë. I kam thënë që po bën gabim sepse mendova që “Për’puthen” donte një vazjë që thotë “fol ti se e ke radhën.” Ori i ka dhënë autoritetin që i mungonte atij programi”

 

Gjithashtu ai sqaroi edhe raportin e tij me ish kolegen Eriona Rusi duke thënë se me të nuk kishte aspak një raport miqësor. I pyetur nëse e kishte ndjekur programin e saj të ri, moderatori i Euronews tha se, “jo nuk e kam ndjekur por më doli një foto e saj në rrjet dhe për një moment mendova se ishte rikthyer Luana Vjollca”…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...