Ish-kolegu i saj në Top Channel ‘thumbon’ Bora Zemanin: Nuk fitohet vendi i punës me puthje

Moderatori Flor Gjini ka ironizuar së fundmi Bora Zemanin, në një intervistë për “Natë me Aulonën.

 

Flori tregoi arsyet e largimit nga “Top Channel”, ku veçoi se kishte biseduar për të qenë pjesë e “Dancing With the Stars”, konkretisht në “Gold Room”. Aty ai nuk ka la pa ironizuar faktin se moderatore e spektaklit të kërcimit është Bora Zemani.

 

Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

 

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai. I pyetur për marrëdhënien e tij me Ori Nebiajn, Flor Gjini u shpreh:

 

“Marrëdhënia me Orin është shumë e mirë. Në fillim nuk ka qenë shumë e mirë. Këto vitet e fundit jemi lidhur shumë me njëri-tjetrin. Në fillim ishte Olsa në mes, dhe ku është ajo ka dramë. Ori ka një talent të madh në kuzhinë dhe na mbledh gjithmonë tek shtëpia e saj.

 

Në rolin e “Për’puthen” më pëlqen shumë. I kam thënë që po bën gabim sepse mendova që “Për’puthen” donte një vazjë që thotë “fol ti se e ke radhën.” Ori i ka dhënë autoritetin që i mungonte atij programi”

 

Gjithashtu ai sqaroi raportin e tij me Einxhel Shkirën, duke thënë: “Është e vërtetë që nuk flasim sepse ne po folëm flasim gjithë natën dhe rri pa gjumë. Me Einxhelin kam një marrëdhënie shumë të mirë, tani e ka marrë të gjithë vëmendjen bebi.”

 

I pyetur nëse është i lumtur, moderatori u përgjigj duke thënë: “Jam shumë i lumtur. Kam patur dy javë për të cilat u futa në një dilemë. Tani po jam i lumtur!”

U godit në fytyrë me grusht, Berisha shfaqet me syze dielli në publik

Kreu demokrat Sali Berisha, ditën e martë, 6 dhjetor, u sulmua me grusht nga Gerti Shehu në bulevardin ku po zhvillohej protesta.   Pas grushtit, Berisha...

Gert Shehu që goditi me grusht Berishën “shok” me Shkëlzenin, shkonin në të njëjtën xhami…. (nëse do ndjekim logjikën e Berishëve)

Në PD, kanë nxjerrë versione të ndryshme për goditjen e Sali Berishës nga Gert Shehu.   Një prej tyre, e thënë nga Flamur Noka, është se...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME