Iku nga ‘Top Channel’, Flori Gjini flet hapur: Erjona nuk më donte aty, pa mua bëri ….

Flor Gjini dha së fundmi një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”,

 

ku foli për largimin e tij nga Top Channel. Ai tha se i ishte propozuar të bënte dhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in” e “Dancing With the Stars”, mirëpo në momentin që do bënin marrëveshjen në letër ishin shkruar fjalë të tjera.

 

 

“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë, te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrjetë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”, tha Flori.

 

Më tej, moderatori u pyet rreth marrëdhënies së tij me Erjona Rusin dhe tregoi se nuk kanë raport shoqëror me njëri-tjetrin. Flori zbuloi se Erjona kishte kërkuar ta drejtonte e vetme “Shqipëria Live”. Ai shtoi se nuk e ka ndjekur emisionin e saj të ri dhe e krahasoi me Luana Vjollcën.

 

“Nuk jam këshilluar me Erjonën sepse unë dhe ajo kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë.

 

Po merresha me “Pushime On Top”, kur erdhi momenti që të diskutonim për “Shqipëria Live”, ishin bërë mbledhje pa dijeninë time. Erjona kishte folur pa doreza, për ta drejtuar vetë emisionin. Nuk e kam ndjekur emisionin e saj të ri.

 

Kam parë një postim në rrjetet sociale, për një moment mendova se është Luana Vjollca, nuk mu duk si Erjona”, u shpreh moderatori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...