I vdiq djali 9 vjeç, Jeta Ismail Geci rrëfen përpjekjet për ta shpëtuar: U nisëm me skaf…

Jeta është një grua nga Tropoja e cila është përballur me dramën më të madhe që mund të përballet një nënë, humbjen e një fëmije.

 

Ajo ka humbur djalin e saj të parë, Liridonin kur ai ishte vetëm 9 vjeç dhe edhe pse kanë kaluar shumë vite që prej asaj kohe, ajo ende e kujton si të kishte ndodhur dje.

 

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar për të gjitha përpjekjet që ajo bëri për ta shpëtuar djalin e saj. Por sado u përpoq, Liridoni u nda nga kjo jetë. Jeta u detyrua të vazhdonte jetën dhe pavarësisht brengës së madhe që i la kjo humbje ajo vazhdoi jetën dhe ju kushtua tre fëmijëve të tjerë, djalit dhe dy vajzave.

 

Për djalin e saj ajo ka treguar se e ka ndier që diçka nuk shkonte që kur ishte në muajin e 8 të shtatzënisë dhe kur shkoi te doktori i thanë se fëmija i kishte vdekur në bark. Pasi i bënë gjilpërën që të nxiste dhimbjet e lindjes, kur foshnja lindi kuptuan se fëmija ishte gjallë, por sërish diçka nuk shkonte…

 

Rudina Magjistari: Mjekët çfarë diagnoze dhanë.

 

Jeta Ismail Geci: Palca cerebrale. Kur fëmija i parë ishte 2 vjeç vendosa që të kem një fëmijë tjetër. Kur ka qenë çuni 1 vjeç, fëmija i dytë, ky 3 vjeç, kam ikur për në Angli.

 

Rudina Magjistari: Pra vendose të ikësh në Angli?

 

Jeta Ismail Geci: Mendoja se do gjeja ndonjë shërim atje!

 

Rudina Magjistari: Domethënë vetëm për djalin ti more çdo lloj risku dhe u nise për në Angli?

 

Jeta Ismail Geci: Mendoja se atje do e shëroja!

 

Rudina Magjistari: Bashkë me bashkëshortin?

 

Jeta Ismail Geci: Me bashkëshortin dhe dy djemtë.

 

Rudina Magjistari: Si vajtët në Angli?

 

Jeta Ismail Geci: Me skaf deri në itali. Prezantoheshim si kosovarë. Kemi ndejtur një muaj në Itali gjasme si kosovarë jo shqiptarë.

 

Rudina Magjistari: Shqiptarë të Kosovës?

 

Jeta Ismail Geci: Shqiptarë të Kosovës. Shqiptarë, por thoshim jemi nga lufta.

 

Rudina Magjistari: Pastaj nga Italia?

 

Jeta Ismail Geci: Kemi ndejtur një muaj në Itali në Leçe. Na kanë ndihmuar shumë në Itali, por prapë unë synimin e kisha në Londër se mendoja atje ka doktorë që do më ndihmojnë për çunin. Kemi ikur me tren deri në Francë. Në Francë kemi bërë letrat si njerëz dhe kemi ikure me trenin ekspres. Kam ikur shumë-shumë kollaj. Më ka ndihmuar Zoti besoj! Vetëm prej çunit! Vlorë, Itali me skaf, aq ka mbaruar lodhja shumë e madhe.

 

Rudina Magjistari: Arritët në Angli, aty kërkuat menjëherë ndihmë? Çfarë ndodhi?

 

Jeta Ismail Geci: Njëherë kam ndejtur te të afërmit e mi. Pas disa kohësh që e regjistruam çunin te doktorët thanë… po nuk është se gjeta ndonjë shpresë.

 

Rudina Magjistari: Pra atje nuk të dhanë shpresë?

 

Jeta Ismail Geci: Kishte shumë atje si çuni im. Kishte shumë. Ata nuk e luftonin sëmundjen. Vetëm bënin terapi, e kisha në një shkollë speciale. Por prapë brenga është shumë e madhe.

 

Rudina Magjistari: Sa zgjati ashtu?

 

Jeta Ismail Geci: Kur kam ikur Liridoni ka qenë 3 vjeç. Ai ka vdekur në 2005, në Dhjetor, në moshën 9-vjeç e gjysmë. E kemi varrosur atje shkoj e vizitoj shpesh. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...