1500 euro i ka hedhur ngë emigrant në skenë këngëtarit Labinot Tahiri, i cili ishte duke performuar në një lokal në Gjermani.
Tahiri ka publikuar një video ku shihet duke mbledhur eurot e hedhura në skenë dhe ia kthen dialit që ia hodhi duke thënë se ata mund t’i dhurojë për bamirësi në Kosovë.
Ndër të tjera në postimin e tij shkruan “Lodhja dhe jeta e gurbetqarit është e barabartë me hjekat e prinderve tanë derisa ata na kanë rritur neve dhe nuk dua qê ti shfrytzoj asnjeherë”.
“Një rast në Gjermani, ku një gurbetqar mi ka hedhur 1500€ dhe ato ia ktheva sepse boll që publiku shqiptar vjen nēpër mbremjet tona dhe nuk ka nevojë për bakshish.
Pastaj ai me tha se per rastet humane dua ti dhuroj, i thash që kur do qe jeni në Kosovë i dhuroni aty ku ju thot zemra se boll kemi raste.
Lodhja dhe jeta e gurbetqarit është e barabartë me hjekat e prindêrve tanë derisa ata na kanë rritur neve dhe nuk dua qe ti shfrytzoj asnjeherë.
Mjafton që gurbetqari punon dhe kontribon për atdheun tonë. Unë i falenderoj nga zemra të gjithê. Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë” shkruan këngëtari.
https://fb.watch/gyz62V96lp/