14 herë ‘për Amerikë’, mësuesja shqiptare aplikon çdo vit për të ikur nga Shqipëria

Kjo është Miljana Liço nga Korça, e cila prej më shume se 10 vitesh aplikon çdo vit për lotarinë amerikane.

 

“Është hera e 14 që unë aplikoj për vizën amerikane dhe çdo vit është e njëjta dëshirë, pavarësisht zhgënjimit të madh në çdo tetor lind po e njëjta dëshirë për të ikur dhe aplikuar për vizën amerikane”, thotë ajo.

 

Miljana është mësuese e gjuhës gjermane, e cila po këmbëngul nga viti në vit për t’u larguar nga vendi ku jeton. Por çfarë e shtyn atë të kërkojë largimin nga Shqipëria?

 

“Me Shqipërinë shkojnë të gjitha. Me shqiptarët ka shumë probleme. Me shqiptarët nuk shkon marrëdhënia në punë, marrëdhënia korrekte mes njerëzve, marrëdhëniet shoqërore. Janë problematika që shkojnë përtej personales, janë problem që ne e kemi si popull, korrektësinë dhe të qenit empatik me tjetrin. Kjo ma mungon dhe kjo mua me bezdis e me shqetëson shumë për të vazhduar jetën time në këtë vend”, shprehet Miljana.

 

Edhe pse sot ajo është në punë dhe fiton të ardhura, sërish nuk ndihet e përmbushur në Shqipëri.

 

“Nuk është vetëm rroga ajo që me pengon për të jetuar këtu. Një rrogë e mire nuk do të thotë absolutisht një jetese e mire. Kur ti nuk ke njerëzit e duhur për të bere një jetë të qetë sociale, atëherë rroga është thjeshte një bonus, jo arsye për të qëndruar”, tregon 32-vjeçarja.

 

Për të është e qartë që të ardhmen e sheh jashtë vendit, madje ka edhe një plan B.

 

“Në Gjermani patjetër. Në qoftë se unë nuk e kam sërish mundësinë, do vazhdoj ta hedh lotarinë kudo që të jem”, thotë ajo.

 

Si kjo e re, janë me qindra të rinj dhe jo vetëm që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe jo vetëm, duke e kthyer trend në problem për të ardhmen e vendit tonë.

Rrezik për sigurinë kombëtare/ Protesta e 6 dhjetorit, Policia i bën të papriturën Sali Berishës

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri...

“Ish-gruaja më mori shtëpinë, me kapi mat duke…” Historia e dhimbshme e divorcit të Gent Pjetrit

Intervista e tij pas një mungesë disa vjeçare në ekran, shoqëruar me një rrëfim prekës bëri jo pak bujë mediatike.   Gentjan Pjetri, ose ndryshe i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...