Sot i biri është 10 vjeç, historia e nënës guximtare që refuzoi kimioterapinë për të sjellë në jetë fëmijën dhe u shua 40 ditë më pas

Mediat në Serbi kanë rikthyer historinë e një nëne e cila 10 vite më parë vendosi që të çojë deri në fund shtatzëninë edhe pse duke vepruar kështu do të duhej të hiqte dorë nga trajtimi për kancerin.

 

Një dekadë më parë Jelene Trikić ishte 32 vjeç dhe pavarësisht se kishte një formë të rëndë tumori në tru me të cilin përballej që nga viti 2007, vendosi që të sillte në jetë të birin. Ajo nuk pranoi të merrte kimioterapi dhe duke refuzuar të ndërpriste shtatzëninë përkeqësoi edhe gjendjen e saj shëndetësore.

 

Në vend të trajtimit, ajo vendosi ta çonte shtatzëninë deri në fund, për të sjellë kështu një jetë të re ndërsa e saja po shuhej. Për habinë e mjekëve, Jelene arriti ta sillte në jetë të birin Nikolu më 9 tetor të vitit 2012.

 

Fotoja e saj nga materniteti duke mbajtur të birin pranë, qetësia dhe krenaria që buronte nga ajo foto, bëri të qanin edhe ata me zemrën më të fortë. Megjithatë, pavarësisht vullnetit të saj për të jetuar, 32-vjeçarja i mbylli sytë 40 ditë pas lindjes.

 

Më 9 tetor, Nikolu mbushi 10 vjeç. Ai jeton në Prijedor me të atin. Është në klasën e pestë dhe është nxënës i shkëlqyer. Ai merret me karate dhe ka një rrip të kuq.

 

“Jetojmë dhe nuk harrojmë, – thotë bashkëshorti i Jelene-s Goran Dunovic për “Novosti”.

 

Edhe sot, një dekadë pas largimit të parakohshëm të bashkëshortes, Goran thotë se do ta mbështeste vendimin e saj për ta vijuar shtatzëninë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME