Sabiani çudit me të fshehtën e tij: E kam pasur emrin Lorenc, e ndryshova kur më …

Në një intervistë të fundit, Sabian Mejdini ka treguar shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri te karriera.

 

Këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij. “Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë, nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit”. “Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe, nëna ime quhet Shabane si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani.

 

Nga Shabane në Sabian”, citon Top Channel fjalët e tij. “Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, shtoi më tej këngëtari.

 

Që prej asaj dite këngëtari shprehet se çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe se ka krijuar një karrierë të suksesshme e të bukur. Ndryshe, në të kaluarën, Sabiani ka treguar se emri i tij i vërtetë ka qenë Lorenc.

 

Sabiani mori pjesë në Big Brother Vip 1 dhe ishte një nga konkurrentët që e donin të gjithë aty brenda dhe e respektonin shumë. Ai kishte shumë miqësi me njërin nga banorët Ilir Shaqiri i cili doli fitues nga ky show.

 

Pasi mbaroi Big Brother Vip u përfolën se shoqëria e tyre pati kriza. Tashmë flitet se dy miqtë më të mirë i kanë kaluar ato kriza.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...