Mjer ne çfarë hamë…/ Zgjidhet problemi i skadencës, afati i qofteve shtyhet nga viti 2034-2050

Rastet e helmimit të qytetarëve për shkak të kalimit të skadencës së produkteve që shiten në dyqane e supermarkete janë të shumta.

 

Kjo pasi shpeshherë produktet e blera në dyqane e supermarkete kanë rezultuar të skaduara, ose datës së skadencës fillestare i është vënë një tjetër e kështu me radhë.

 

Për të shtyrë sa më shumë afatin e skadencës, një fabrikë e përpunimit të mishit në Vlorë ka gjetur “zgjidhjen e problemit”. Fabrika në fjalë e cila prodhon qofte, tepër të konsumuara nga shqiptarët ka vendosur si vit skadence 2034 dhe 2050.

 

Edhe pse jemi ende në vitin 2022, kjo fabrikë mishi ka vendosur t’i paraprijë problemet me skadencën dhe rinovimin e datave, duke vënë afate 28 vite larg.

 

Epo fabrika e përpunimit të mishit në fjalë ashtu si shumë fabrika të tjerë duke qenë të patrembura nga kontrollet(inekzistente) të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vazhdojnë punën e tyre të qetë pa u shqetësuar për pasojat që mund të sjellin te shëndeti i shqiptarëve.

 

Zgjidhja e vetme për konsumatorët është të zgjedhin se çfarë konsmuojnë dhe të marrin në dorë rolin e vetë-inspektorit dhe të kontrollojnë produktet para se t’i blejnë, pasi AKU është institucion në shërbim të biznesmenëve e oligarkëve dhe jo popullit nga i cili paguhet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...