“Ja ku jemi prapë”! Pas largimit të zhurmshëm nga TCH, Sokol Balla na habit me lëvizjen e fundit

Pak ditë pas largimit nga Top Channel, u përfol se gazetari dhe moderatori i njohur Sokol Balla, do të bëhet pjesë e një tjetër TV në vend, atë të Report TV.

 

Sakaq, lajmi është konfirmuar ditën e sotme. Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë!” një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive.

 

Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00. Në ditën e parë do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama që do të intervistohet me një “ballë përballë” të stilit “hard talk” dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në studio.

 

Sokol Balla u rikthye në Top Channel më 1 mars të këtij viti. Ishte vetë gazetari i cili postoi një foto të godinës së televizionit, por mesa duket rikthimi i tij në Top paska qenë “jetëshkurtër”, ndërsa tani do ta shohim nën logon e Report TV.

 

Nuk u bë e diur arsyeja pse coi në “divorcin” e shpejtë mes dy palëve por thuhet se Sokol Balla ka pasur mosdakordësi të shumta me Lori Hoxhën.

 

Kjo e fundit ka marrë në duar frenat e televizionit dhe ka bërë disa lëvizje të bujshme, përfshi këtu edhe sektorin e informacionit, pasi sic do e keni vënë re kohët e fundit ka ndryshuar komplet linja editoriale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...