Fushatë mediatike dhe politike kundër Shqiptarëve në UK. Ministrja paralajmëron dëbim brenda pak ditësh

Suella Braverman, Ministrja e re e Brendshme e UK, paralajmëroi në Parlament se

 

“Ne po punojmë që rastet e shqiptarëve të ardhur trajtohen, dhe ata që nuk e meritojnë, të largohen, në disa raste, edhe brenda disa ditëve”.

 

E ndodhur ne syrin e ciklonit politiko-mediatik, Ministrja e re britanike e Punëve të Brendshme, vetë fëmije emigrantësh me origjinë nga India, Suella ka deklaruar në parlament se “sistemi i azilit në Britani është shkërmoqur dhe migracioni ilegal ka dalë jashtë kontrollit”.

 

Ajo paralαjmëroi duke pasur parasysh edhe Shqipërinë, se ” njerëzit që vijnë ilεgalisht nga vende të sigurta nuk janë të mirëpritur në Britani”!

 

“Këtë vit është vënë re një rritje e të ardhurve nga Shqipëria, shumë prej tyre, kam frikë se po abυzojnë me ligjet e skllαvërisë moderne.

 

Ne po punojmë që rastet e shqiptarëve të trajtohen dhe ata që nuk meritojnë të largohen disa raste edhe brenda disa ditëve”, shtoi Braverman!

 

Shqiptarët faktikisht mund të jenë me të shumtë në numër, por nuk janë te vetmit, të cilët nuk përmenden, çuditërisht aq shumë! Krahas fushatës mediatike dhe politike kundër shqiptarëve dhe përse ata vijnë në Britani,

 

një pyetje që po ngrihet gjithnjë e më shumë në median angleze është a po përdoren shqiptarët e ardhur si “kokë turku”

 

për dështimin spektakolar të konservatorëve, që pas 12 vjetësh në pushtet, tani deklarojnë se sistemi i εmigracion është shkέrmoqur dhe ka dέshtuar!

 

Sërish përgjigja mund të gjendet në pyetjen a e gjetën të tillë konservatorët sistemin e azilit dhe mίgrίmin ilεgal apo ndihmuan si qeveri ta sillnin në këtë gjendje?!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...