Fifi habit me veprimin e fundit/ Këngëtarja fshin të gjitha postimet me Adis Patushin, ja arsyeja

Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.

 

Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.

 

Mirëpo së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë me veprimin e saj në rrjetet sociale. Ajo i ka fshirë të gjitha postimet e saj, duke përfshirë dhe fotot që kishte me Adisin.

 

Në ‘feed’ artistja ka lënë vetëm një postim, krahas së cilit shkruhet: “Vëmendje” dhe data 1 nëntor e këtij viti.

 

Duket se këngëtarja po paralajmëron fansat e saj për projektin më të ri muzikor dhe mbështetja e partnerit të saj sigurisht që nuk mungon. Ky i fundit ka postuar të njëjtën gjë në profilin e tij.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë janë zbuluar emrat e këngëtarëve që do të do të konkurrojnë në Festivalin e RTSH ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për në Eurovision dhe ndër ta është dhe Fifi.

 

Nuk dihet nëse këngëtarja do të publikojë këngën me të cilën do të konkurrojë apo është thjesht ndonjë projekt i ri muzikor.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...