“Fati i jetimit” Beni i vetëm dhe i sëmurë kërkon ndihmë për një ndërhyrje kirurgjikale

Një 43 vjeçar nga Fieri i cili është rritur në shtëpinë e fëmijës, jeton në kushte të vështira ekonomike. Ai thotë se vuan edhe nga një sëmundje e rëndë, kërkon ndihmë për një operacion që kushton 15 mijë euro.

 

Vite e para të jetës Arben Hodaj i kaloi në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, e më pas fati e përplasi në sëmundje e varfëri.

 

43 vjeçari jeton në këtë dhomë në Fier të cilën ia paguan Bashkia.

 

Sëmundja e rëndë ia ka vështirësuar jetën, ndaj ai kërkon ndihmë.

 

Arben Hodaj: “Unë kam një sëmundje që është shumë e keqe, duhen 15 miljon të bëhem operim që unë të shërohem. Duhen 15 mije euro”

 

Prindërit i vdiqën që kur ishte i vogël ndaj nuk ka asnjë mbështetje.

 

Arben Hodaj thotë se merr edhe një KEMP prej 11000 lekësh por që janë të pamjaftueshëm për të jetuar normalisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...