Shqiptarja nxjerr në shitje votën, ja sa euro kërkon për një votë

Miranda, një qytetare nga Elbasani pranon publikisht në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se e ka shitur votën e saj në zgjedhjet e kaluara.

 

Ajo thotë se edhe tani, nëse do i ofrohej një pagesë kundrejt votës së saj, një shumë për shembull, 50 Euro, do ta shiste. Miranda sqaron se e ka shitur votën që prej moshës kur ka fituar këtë drejtë, 18 vjeçe e deri tani që është 54.

 

 

Aldo: Ti thua që e shet votën 50 Euro, në rregull? Miranda: Po. Albana Çaushaj: E ke shitur ndonjëherë? Miranda: Po mi, e kam shitur, si jo. Aldo: E ke shitur? Sa lekë e ke shitur?

 

Miranda: Po ka vajtur edhe 100, edhe 500 Euro ka vajtur. Aldo: Familja apo jo? Miranda: Jo me familjen mo, vetë si individ. Miranda: Aldo: E kuptova.

 

Miranda: Jo një herë, o ti Aldo, shiko se u plakëm me këtë emisionin tuaj. Aldo: Unë jo akoma. Miranda: Jo një herë e kam shitur, po që në moshën 18 vjeç deri në këtë moshë 54 vjeçe që jam, unë votën time vetëm e kam shitur.

 

 

Aldo: Po pse e ke bërë këtë moj motra, ke pasur nevojë për lekë? Miranda: Po e kam bërë se unë nuk do degjeneroj që të konsiderohem me të meta mendore për politikën dhe deri në momentin që njeriu është madhor dhe ka mundësi të mendojë, unë kështu e kam menduar, që në moshën që kam qenë madhore, 18 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...