Shkoi në spital se i dhimbte barku, 42 vjeçarja zbulon se është shtatzënë dhe bekohet me një vajzë

Manuela de Santi nuk e kishte menduar kurrë që një vizitë në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, do t’i sillte dhuratën më të bukur të jetës: një fëmijë.

 

42-vjeçarja, historia e paimagjinueshme e së cilës po bën bujë në mediet italiane, dyshonte se mund të kishte cistit, por pas ekzaminimeve të hollësishme mjekët në spitalin e Caserta-s i komunikuan se ishte në javën e 33 të shtatzënisë. Ajo iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje cezariane dhe solli në jetë Lauran, vajzën e saj të parë e cila peshonte vetëm 2 kg e 400 g.

 

“E dhimbshme, por shumë e lumtur”, -kështu është shprehur nëna e re në rrjetet sociale. “Mendova se isha në menopauzë. Nuk e dija që isha shtatzënë. Më duhej të metabolizoja në gjysmë ore, atë që bëjnë gratë e tjera në 9 muaj”, tha Manuela De Santi për “CasertaNews”, duke rrëfyer se prej disa kohësh nuk kishte cikël menstrual.

 

“Në familje kemi pasur disa raste me menopauzë të parakohshme. Nuk kam pasur asnjë simptomë dhe shqetësim të asnjë lloji, përveç dhimbjeve të forta të barkut që besoja se lidheshin me cistitin.

 

Mjeku i cili ndiqte rastin tim më rekomandoi ilaçet e zakonshme, por mbrëmjen e 19 tetorit në vend që të merrja një qetësues, preferova të shkoja në urgjencë. Më transferuan në gjinekologji. Më bënë një ekografi dhe për habinë time të madhe ndjeva rrahjet e zemrës së vajzës sime për herë të parë”.-përfundoi ajo.

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.   Pasi Bruno u largua...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...