Ingrit Gjoni flet për jetën personale, Stine zbulon çfarë e lidh me këngëtaren: Nuk na e varte dikur

Këngëtarët Ingrit Gjoni dhe Stine ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Më lër të flas”,

 

ku kanë folur rreth shoqërisë së tyre disa vjeçare dhe nisjes së karrierës.
Stine zbuloi se e nje Ingrit Gjonin prej vitesh pasi kanë qenë në të njejtën shkollë.

“Unë Ingridin e njoh që në 8-vjeçare po kjo nuk na e varte. Kur hynte në shkollë, vinte me atë veshjen e bukur, me një palë çizme pink. Nga shumë kolege që kam shumë miqësi të mirë, e mbajmë si çun, është si shok në shoqëri”– u shpreh Stine.

Nga ana tjetër, këngëtarja nuk i shpëtoi pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale. Ingrit Gjoni është shumë hermetike sa i përket jetës së saj private,

 

duke mos zbuluar thuajse asgjë për mediat. E pyetur nëse është ‘single’, këngëtarja tha se “nuk ka qenë asnjëherë vetëm.”

Biseda:
Donald: Si shkon jeta personale?

Ingrit: Si kokrra e mollës.

Donald:Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?

Ingrit: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë ditë të hënë, martë, se enjte premte shtunë kemi koncerte.

Donald: Shumë mirë.

Romeo:Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?

Ingrit: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.

Romeo:Po ça fati!

Kujtojmë se Ingrit Gjoni është nënë e një djali të quajtur Parid.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME