Historia e nënës me 3 fëmijë të mitur që fitoi betejën me kancerin

“E zbulova nëpërmjet vajzës së vogël që e kisha në gji”- thotë Aliaj.

 

6 vite më parë nisi lufta me sëmundjen e Erionës, 41 vjeçares nga Selenica, nënë e tre vajzave.

 

“Menjëherë kur e morëm vesh u tronditëm jashtë mase të dy, isha bashkë me tim shoq, ai e përjetoi më shumë se thoshte kemi tre vajza të vogla”- thotë Eriona Aliaj.

 

– Advertisement –
Edhe pse mjekët u munduan t’ia lehtësonin dhimbjen, sërish gjendja mbetej kritike.

 

“Kur bëra kemioterapinë e parë, më ra floku, e përjetova shumë keq, më vinte zor nga opinioni nga fëmijët më shumë. Vajza e vogël më puthte te koka më thoshte mami mos u tremb, se ti je shumë e bukur.”- shprehet ajo.

 

Dy herë në javë i duhej të shkonte në Tirane për kemioterapinë. Ajo tregon sakrificën që bëri për të luftuar kancerin.

 

“Ka qenë shumë e vështirë, gjendja ekonomike, fëmijët, vajza e vogël ishte 2 vjeçe vajza e madje 10, e dyta 8 vjeçe. Ka qenë shumë e vështirë se burrin e kisha pa punë, duhet të merrja borxh që të përballoja sëmundjen”- deklaron 41 vjeçarja.

 

Eriona kujton me lot ne sy ditën kur shkoi për të bërë operacionin.

 

“Vajza më kapte mbrapa dhe nuk më linte, më thoshte mami mos ik, sepse nuk kam me kë të rri. Ditën që kam ikur ka qenë 7 Mars, dita e mësuesve.

 

Kam ikur me shumë mësues nga Selenica, ato qeshnin ndërsa unë e laja rrugën me lot, thosha do iki për operacion, por varet si do shkoj. Shyqyr zotit operacioni shkoi me sukses”- thekson Eriona.

 

Sot, pas 5 vitesh Eriona e ka fituar luftën me sëmundjen. Ajo është shtëpiake pasi nuk ka mundur të gjej nje punë në Selenicë e penguar edhe nga mungesa e shkollimit, por për tre vjazat e saj ëndërron një te ardhme tjetër.

 

“Edhe pse mundësitë janë të pakta, vajzat unë do i shkolloj, do bëj të pamundurën”

 

Sot Eriona ka një mesazh për të gjitha gratë, të kryejnë kontrolle të përhershme.

 

Sipas mjekëve çdo vit 70 raste të reja janë zbuluar me kancer të gjirit, ndërsa diagnostikimi i hershëm, mbetet e vetmja mundësi për të mposhtur këtë sëmundje.

MADHESHTORE: Boksieri shqiptar e nxerr knocout serbin që në raundin e parë (Video)

Roberto Bakaj boksier profesionist në Gjermani por lindur e rritur në Shqipëri, së fundi po bokson në boksin profesionist në kategorinë 90 kilogram. Ai...

U largua nga politika dhe jeton i qetë/ Njihuni me jetën e Fatos Nanos, dhe 50 ‘sekretet’ që nuk i ka ditur askush për...

Që nga fëmijëria, pjesëmarrja në politikë, arrestimi, qëndrimi në burg, pafajësia, divorci, martesa e dytë me Xhoanën e deri te pesë tentativat për vrasje.   Nano...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME