Burrë e grua vjedhin komshien! Ankohen qytetarët, momenti kur polici i kap në flagrancë

Një ngjarje e pazakontë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar nga Saranda ka denoncuar dhe ka treguar me pamje se si dy të moshuar vjedhin komshien e tyre, e cila është larguar këto ditë për në Greqi.

 

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, burrë e grua hyjnë në ambientet e dyqanit të komshies dhe marrin atje çfarë të gjejnë dhe çfarë kanë më të lehtë për të nxjerrë nga dritarja dhe shkallët që kanë sajuar.

 

Pasi kjo ngjarje është parë nga qytetari që ka denoncuar rastin, është bërë njoftimi i policisë. Në pamjet e mëposhtme shihet edhe momenti kur vjen efektivi i policisë, i cili e kap të moshuarin në flagrancë brenda dyqanit. Shihet gjithashtu, se ai shoqërohet në ambientet e komisariatit.

 

Megjithatë denocuesi shprehet se mund të ketë ndërhyrje dhe të ndryshohen provat, pasi ky person ka bërë disa vepra penale dhe ka shpëtuar gjthmonë.

 

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Burr e grua ne katin e pare prej ditesh i vjedhin dyqanin gjitones se tyre duke ju futur nga dritarja e banjes. E zonja qe ndodhet ne greqi prej disa kohesh e ka mbyllur dyqanin dhe ky çift ka gjetur menyren me te mire per ti zhvatur gjith hidrosanitaret dhe cdo gje tjeter qe ka pas brenda dyqanit.

 

Duke çmontuar dritaren e banjes dhe perdorur nje shkalle te vogel e kan pas me te leht per te hyr dhe dal . Sot pas telefonatave qe jan ber nga banoret e pallatit eshte ber e mundur kapja ne flagranc e ketij hajduti moster qe eshte ber bezdi per gjith lagjen. Pas thirjes tek 129 ka mberitur patrulla, por problemi nuk qendron tek patrullat se ato deri ne shoqerimin e individit e kan detyren dhe te mbajn raport sherbimi.

 

gjith e keqja qendron tek oficeret e kesaj policie qe kan ndikime per te zbutur apo hequr provat nepermet nderhyrjeve ose ryshfetit qe marin. Ki person ka ber disa vepra penale ne kete lagje dhe lihet i lir pasi ka gjithmon nderhyrjen e nje oficeri te SHKB-s , i cili ju ben gjithmom presion oficereve gjyqesor per mos te vazhduar veprimet e metejshme dhe ndjekien penale .

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...