Sherr mes tyre? Aktori i njohur i humorit pa ‘rezerva fare’: Ermal Mamaqi është p…

Raporti mes dy aktorëve të humorit Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori është rikthyer sërish në qendër të mediave rozë.

 

Kjo pasi në një intervistë për emisionin “Why Not” ky i fundit është shprehur se Ermal Mamaqi është prodhim sere.

 

“Nëse Beni ecën vetë, Ermali të ka kopjuar ty apo ecën vetë?”, është pyetur ai, teksa u përgjigj duke thënë se “Ermali është prodhim sere”.

 

Ata u përfolën për një krisje të miqësisë edhe disa vite më parë, kur Laknori u shpreh asokohe se Ermali i vidhte batutat dhe i përdorte ato për të tërhequr audiencë në emision.

 

Megjithatë po ai vetë i mohoi zërat duke thënë se Ermalin e ka mik dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e një shakaje mes tyre.

 

“Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thosha: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd”, u shpreh asokohe aktori.

 

“Pra ishin vetëm sugjerime miqësore? Sepse nga mediat është interpretuar si vjedhje“, u pyet sërish aktori. “Është spekulim nga mediat, unë i kam thënë Ermalit batuta, por nuk është se i ka vjedhur. Thjesht sugjerime miqësore”, shtoi ai

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME