Prezantimi i aktores Ornela Muti, Ardit Gjebrea: Kisha një siklet të jashtëzakonshëm

Ndërsa Luljeta ndan në “Shihemi në Gjyq” dhimbjen e saj se i biri, Gazmendi shtyn diplomimin për shkak të turpit që ndien nga emri i tij, Ardit Gjebrea kërkon mirëkuptim. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan kujton një episod të sikletshëm të lidhur me emrin e një të ftuare.

 

Gjebrea shpjegon se diçka e tillë ndodhi vetëm njëherë dhe ai mundi ta kalonte për shkak të të qenurit artist, por e njëjta gjë nuk është e lehtë për Gazmendin, i cili jeton në një vend tjetër dhe emri i tij është objekt i përditshëm talljeje.

 

Ardit Gjebrea: Duhet ta mirëkuptojmë zonja Eni sepse çështja e emrit… ne e kemi shumë kollaj dhe secili nga ne që të thotë Gazmend, nuk ka asnjë problem.

 

Gazmend: Për juve po, por unë jetoj në Greqi.

 

Ardit Gjebrea: E di dhe unë të mirëkuptoj sepse të njëjtin problem kam patur unë kur kam patur të ftuar Ornela Mutin, aktoren e madhe në skenë dhe për ta prezantoja kisha një siklet të jashtëzakonshëm se si do ta prezantoja? Sigurisht që e prezantova, por kisha merakun e spektatorëve se mund të qeshnin, se mund të bënin dhe kjo mua më ndodhi vetëm njëherë në skenë. Okej, unë jam artist, e bëj dhe publiku është i kulturuar dhe e kupton, por imagjinoni Gazmendin 25 vite të jetojë përditë me këtë ndjenjë si do ta thërrasin, si do tallin, si do bëhen…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...