Mark Frroku i shpreh dëshirën për t’u bërë prindër, por shikoni përgjigjen epike që i jep Rudina Dembacaj (Foto)

Herë pas here Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit mesazhe të cilat tregojnë marrëdhënien që ajo ka me partnerin e saj Mark Frrokun.

 

Së fundmi aktorja e humorit ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me ish-deputetin ku tregon se kanë shkuar për uruar një mikeshë për ardhjen e fëmijës, mirëpo Marku e pyet Rudinën se kur do të bëjnë ata vetë një fëmijë.

 

Nëpërmjet postimeve në InstaStory Rudina tregon për ndjekësit:

 

Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!

 

Marku: Zemër. Të gjithë po bëjnë beba. Po ne? Kur do jesh gati?

 

Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami” designer nga Kosova, shumë e suksesshme në Amerikë. Shih sa yll i bën.

 

Marku: Shumë të bukura zemër i gëzofsh.

 

Unë: Më fal e suksesshme në Angli.

 

Marku: Kuptoj shpirt, do të të shkonin shumë po të ishe edhe shtatzënë.

 

Unë: Pse shpirt, stë pëlqen që jam si ngjalë?

 

Kujtojmë së disa javë më parë, Rudina Dembacaj gjatë një interviste tregoi planet e saj për të pasur një fëmijë me Mark Frrokun. Aktorja e humorit është pyetur shpesh herë na ndjekësit në lidhje me këtë temë por ajo asnjëherë nuk e ka pasur një përgjigje të saktë.

 

“Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim”,– tha ajo teksa ishte e ftuar tek “Rudina”.

 

“Në fakt me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati”- theksoi aktorja e humorit.

 

Mirëpo partneri i saj duket se dëshiron shumë të bëhet sërish baba. Rudina tregoi një situatë ku gjatë momentit që po i shpjegonte Markut projektet e saj, ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

 

“Po i flisja Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”– tha ajo.

 

 

 

 

Nuk po kalon momente të mira, ja arsyeja pse Flori Mumajesi nuk dëgjon nga njëri vesh

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.   Këtë...

Europa dhe SHBA japin alarmin, cila grupmoshë rrezikohet më shumë nga ‘tridemia’

Një kombinimin e virusit sincicial të frymëmarrjes ( RSV ), infeksionit Covid-19 dhe gripit i quajtur si ‘tridemia’ ka ngritur në këmbë Autoritetet shëndetësore...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...