Ingrit Gjoni flet për sherrin me Çiljetën: Ne të dyja jemi zënë për një …

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi” apo “Mike dhe rivale”.

 

Së fundmi Ingrit Gjoni ka folur për raportin e saj me Çiljetën, duke rikthyer në vëmendje sherrin për një laps sysh.

 

“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja në “Më Lër të Flas.”

 

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë më herët, Ingrit Gjoni detajoi “sherrin” me Çiljetën, duke thënë se ato kanë dalë të performojnë në skenë menjëherë pas zënkës. Megjithatë, gjithçka ishte harruar mes tyre në mëngjes, dhe miqësia e tyre vijon edhe sot.

 

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfeu Gjoni. “Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, “jo ma dha mua e jo ta dha ty”, por e kishim shumë seriozisht zënkën.

 

Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...