Ingrit Gjoni flet për sherrin me Çiljetën: Ne të dyja jemi zënë për një …

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi” apo “Mike dhe rivale”.

 

Së fundmi Ingrit Gjoni ka folur për raportin e saj me Çiljetën, duke rikthyer në vëmendje sherrin për një laps sysh.

 

“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja në “Më Lër të Flas.”

 

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë më herët, Ingrit Gjoni detajoi “sherrin” me Çiljetën, duke thënë se ato kanë dalë të performojnë në skenë menjëherë pas zënkës. Megjithatë, gjithçka ishte harruar mes tyre në mëngjes, dhe miqësia e tyre vijon edhe sot.

 

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfeu Gjoni. “Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, “jo ma dha mua e jo ta dha ty”, por e kishim shumë seriozisht zënkën.

 

Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

Çfarë ndodhi gjatë natës? Ja cila banore kërkoi të dalë direkt nga shtëpia, bëri edhe valixhet gati…

Armaldo Kllogjeri ishte i pari për këtë edicion që u vendosur përballë “Kutisë së Pandorës” në “Big Brother Vip”, të cilën pranoi ta hapë...

Ish-e dashura e Amosit, këngëtarja e njohur tallet keq me Dea Mishel (foto)

Ish-partnerja e Amos Zaharias, këngëtarja Gigiola Haveriku ka ‘thumbuar’ një nga vajzat që i qëndron më pranë aktorit, Dea Mishelin.   “Princesha e të varfërve” e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME