“Ike bir, për të mos u kthyer, ndërsa unë pres, pres, pres”, nëna e Sokol Olldashίt shkruan mesazh për birin

“Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…”, ky është titulli i poezisë së ish-eputetit demokrat, Sokol Oldashi, i cili është rikthyer mëngjesin e sotëm nga nëna e tij Kozeta Mamaqi.

Me publikimin e këtyre vargjeve të djalit të saj, ajo ka pasur e një mesazh të ndjerë për birin që sot nuk jeton më, disa fjalë të ndjera ashtu si çdo nënë do shkruante për djalin e saj, thelbi i së cilës është ndjeja e mallit që ndjen ende për të.

“Shpirti im , gjithçka e pαrαndjeve, sepse e njihje jetën gjer në kαpilare. E njohe të mirën dhe të keqen që kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aq shumë dhimbje …

 

Ike për të më lënë mua me shpirt të vrαre e mall pafund për ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike për të mos u kthyer, ndërsa unë pres, pres, pres…Të dua shumë…”, shkruan nëna e tij.

 

Ish-deputeti i PD, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 me makinë. Olldashi po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij.

 

Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi jashtë rruge.

 

Ngjarja ndodhi pranë Lapidarit të Krrabës në orën 21 e 18 minuta. Ky është orari kur deputeti demokrat Igli Cara i ka telefonuar sallës operative të Polίcίsë së Tiranës, duke i lajmëruar që të shkonin në vendngjarje pasi Olldashi kishte dalë nga rruga.

 

Nëna e Sokolit që sot e kujton me disa vargje nga të tijat, shpesh ka ngritur pikëyetje në lidhje me këtë ngjarje por asgjë nuk është vërtetuar. Ajo çfarë mbetet është malli për të birin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...