Vjehrra i “turret” nuses në mes të dasmë. Të ftuarit i filmojnë dhe hedhin videon në rrjet… (video)

Dasma mund të jetë një festë e madhe për ju, por edhe një justifikim për miqtë dhe familjen tuaj për të nxjerrë në pah gjërat që ata mbajnë brenda tyre, kundër jush. Kjo vjehrrë ndërpret ceremoninë e martesës së djalit të saj për të “mbrojtur nderin e tij”.

 

E gjithë ndodhia u gilmua dhe u publikua në Tik Tok. Daily Mail raportoi se përdoruesi i TikTok srags13 ndau postimin, megjithëse pak më vonë ai e kishte fshirë. Momenti është shpërndarë edhe në Twitter dhe Reddit.

 

Ajo është vetëm një nga ato vjehrra që mendojnë se nusja po ia merr djalin. Nusja sapo kishte mbaruar zotimet e saj kur vjehrra vendosi të ndërhynte me zë të lartë “Nuk duhet të thuash që djali im ka të meta!” tha ajo sapo nusja mbaroi fjalën.

 

Siç mund të imagjinohet, Judy nuk e mori me qetësi kur nusja i tha se mund “thjesht të largohej” nëse nuk i pëlqenin zotimet e saj. “Jo, nuk kam pse të iki! Atë fustanin që ke veshur, e kemi paguar ne!” Një person në ngjarje i tha mamasë të qetësohej dhe nusja shtoi: “Nuk do ma prishësh ditën”. “Nuk do të thuash që djali im ka të meta!” përsëriti Judy.

 

Nusja u përgjigj butë, “Të gjithë kanë të meta dhe kjo është arsyeja pse unë e dua atë”, tha ajo. “Sikur ti nuk ke të meta,” u përgjigj Judy. Në atë moment, djali i Judy më në fund vendosi të përfshihej. Ai u kthye dhe i tha nënës së tij: “Mund të largohesh”.

 

Por në vend që të tërhiqej Judy risjell sërish faktin se ka paguar fustanin e nuses. Në këtë moment, nëna e nuses ndërhyn dhe u përpoq të nxirrte Judyn nga ndërtesa. “Pa Provoje njëherë!” iu kthye Judy.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...