Bamirësia bëhet pa bujë! Nëna 90 vjeçare kërkonte vazhdimisht kripë te komshia. Kur i biri mëson arësyen i puth duart

Një ditë dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes sonë. Ne jetojmë shumë mirë pasi unë kam një biznes që ecën mirë.

 

U habita dhe i thashë: “A për kripë kemi ngel ne moj nënë?! Mos kërko më gjëra nëpër njerëz, po zbres tani, më thuaj sa të blej?”

 

Ajo më tha: “Dale more bir, mos nxito. Unë kam kripë në shtëpi dhe të gjitha të tjerat. Ti punon shumë dhe në shtëpi nuk mungon asgjë.

 

Komshinjtë tanë janë shumë të varfër dhe hera herës më kërkojnë ndonjë gjë. Kështuqë edhe unë u kërkoj gjithmonë pak kripë që të mos i rëndoj.

 

Unë dua që ata të ndihen sikur edhe ne ua kemi nevojën. Në këtë mënyrë, ata do ta kenë më të lehtë që të na kërkojnë çdo gjë që kanë nevojë, tha nënokja.

 

Djali uli kokën dhe i puthi duart nënës së vet gati 90 vjeçare. Mësimi që i kishte dhënë ishte shumë i vyer. Nëse do vërtet të ndihmosh dikë në nevojë, bëje pa bujë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...