“U tha që është djalë”- Bora Zemani shtatzënë? Duhet të presim muajin që vjen!

Në episodin e sotëm të “Dancing With the Stars Albania”, që meqë ra fjala solli edhe 10-tën e parë të spektaklit (për Ardit Cunin),

 

nuk u komentuan vetëm performancat në skenë, por edhe disa parashikime që janë bërë gjatë javës për programin. Kështu, pas performancës së Elona Duros, u fol edhe për parashikimin viral që u bë pak ditë më parë në “Shqipëria Live”, ku doli si fituesja e garës së kërcimit pikërisht gazetarja e njohur.

 

Jo vetëm kaq, por në atë emision u tha gjithashtu edhe që prezantuesja e DWTS, Bora Zemani, është shtatzënë për herë të dytë me partnerin, Donald Veshaj dhe në pritje të një djali. Kjo u përmend edhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe madje mori një koment nga Bora, e cila batutës së Elonës: “Unë fitoj vetëm nëse Bora do të bëhet vërtetë me djalë”, ju përgjigj me fjalët: “Duhet të presim edhe një muaj që ta dimë me siguri, kështu që Elona pregatitu fort se nuk i dihet”.

 

Okay, një sekondë! Nëse nuk ka qenë duke bërë batutë, si për të ironizuar fjalët që kanë qarkulluar në rrjet. kjo do të thotë që Bora dhe Donaldi janë vërtetë duke menduar që të bëhen prindër së shpejti, gjë që moderatorja e konfirmoi. Ose nga ana tjetër, ka dashur thjesht që të kthejë batutën ose të inkurajojë Elonën që të vazhdojë të punojë.

 

Sido që të jetë, moderatorja e ka ditur që kjo fjali do të tërhiqte vëmendjen dhe ja ku jemi…Gjithsesi ne po presim deri muajin tjetër se nuk i dihet, presim… /News31

Fituesi merr 200 mijë euro, nisin skenat me pullë të kuqe në ‘Big Brother Vip Kosova’

Ka startuar spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova”, në shtëpi janë futur 15 banorë. Banorët kanë filluar duke u ambientuar me shtëpinë.   E...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.   Pasi Bruno u largua...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...