U mori jetën e djalit në aksident, familja ‘fal gjakun’ pas ceremonisë mortore, pamjet teksa përqafohen të përlotur të gjithë

Dy familje në Kosovë janë përqafuar dhe kanë ngushëlluar njëra-tjetrën pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të mërkurë, që gati i futi në hasmëri.

 

Bëhet fjalë për aksidentin në Podujevë ku ndërroi jetë 30-vjeçari Adnan Halimi. Ai po udhëtonte me biçikletë në rrugën Prishtinë-Merdarë në momentin që u përplas nga një makinë.

 

Rastësia deshi që në timonin e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik të ishte djali i familjes Musa, fqinje me atë Halimi. Madje viktima dhe personi që drejtonte mjetin ishin shokë.

 

 

Videoja e publikuar nga mediat e Kosovës tregon se të dyja familjet kanë vendosur të bëjnë paqe, më saktë, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçarit. Pamjet e burrave teksa përqafojnë njëri-tjetrin të përlotur kanë bërë xhiron e rrjetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...