Sekretin ia nxori mikja e saj më e ngushtë… Elvana Gjata do marrë pjesë në BBV?

Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Kështu u shpreh Jonida Vokshi gjatë bisedës në “Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

 

Teksa Ermali e pyeti për hartën gjeografike dhe profesionale Jonida tha: “Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda.”

 

Një pjesë të tyre Jonida i ka takuar, por kjo nuk vlen sepse brenda një shtëpie si Big Brother të rrëzohet e gjitha sepse nuk i njohim në këtë aspekt.

 

Ndër të tjera tregoi se i kanë shkruar personazhe të konfirmuar ka por asnjëri prej tyre nuk i ka kërkuar që të ndikoj për të shkuar në gjysmë finale apo finale.

 

Dy nga emrat e shumëpërfolur si pjesë të shtëpisë më të famshme janë Ylli Limani dhe Elvana Gjata. Përgjigjen për të dy e dha Jonida. Ajo nënvizoi se është e sigurt që Elvana nuk do të jetë pjesë, ndërsa për Ylli Limanin nuk ka asnjë informacion.

 

“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo”. Gjatë bisedës u ndalën edhe tek pjesëmarrja e Ermali Peçit në “Big Brother Vip”, të dy e lanë të hapur mundësinë që moderatori i “Abc e Pasdites” mund të jetë pjesë e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...