Polici me “dy fytyra” parkon makinën aty ku nuk lejohet, ndërsa banorëve të tjerë “i ngec” gjobat

Një rast tipik i një sjelljeje aspak korrekte të policisë në Tiranë është denoncuar në redaksinë e Joq Albania nga disa banorë.

 

Bëhet fjalë për rrugën “Sandër Prosi” pranë Mozaikut të Tiranës. Qytetarët shprehen se ndonëse aty ka tabelë që e ndalon parkimin, një polic parkon makinën e policisë përditë dhe kurrë nuk gjobitet.

 

Ndërkohë sipas denoncuesëve në atë rrugë parkojnë edhe banorët e lagjes por makinat e tyre mbushen plot me gjoba.

 

Në vijim denoncimi i banorëve:
Përshëndetje JOQ, ja si parkon për qejf te vet polici aty ku ka tabelë ndalim qëndrimi me X, prej ditësh te rruga Sandër Prosi te Mozaiku i Tiranës, ndërkohë që kur parkojmë ne njerëzit e thjeshtë banorë pallati edhe me pullë rezidenti, po ai polic apo shokët e tij të bashkiakes na këpusin 20 mije lek gjobë!!!!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...