“Mysafiri i paftuar” i prish takimin Ramës, gajasen të pranishmit (video)

Ka ndodhur në Burrel. Një qen endacak ka mekur së qeshuri kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Agron Malaj dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

 

Teksa Rama po fliste, qeni vajti tek Malaj e po shijonte lojën me të, duke bezdisur edhe kryeministrin. Por pikërisht në atë moment, diçka ndodhi dhe të gjithë filluan të qeshnin, madje dhe vetë Rama që para pak momentesh e qortoi kryebashkiakun.

 

“O Gon po mirë ai, po ti. Po lëre në punën e vet. Mirë ta bëri se e lujte. Mbaje tani. Pse nuk më pe që e përkëdhelja nga mbrapa. Rri tani, mos e shty kot. Aty mbaje,”-tha Rama. Ndërkohë që asnjë nuk i kurseu të qeshurat, sërish kamerat e Ramës nuk treguan se çfarë ndodhi.

 

Nderkohe i pari i qeverisë, i ka tërhequr vëmendjen një të riu i cili duket se po bisedonte me një nga të pranishmit e tij. “Leje mos e ngacmo gocën ti ore. Ti ca ngacmon gocën. Lej gocat rahat, je shtri aty ti. Do një palë tespie ti ? Lëri gocat rehat. Ose dil përballë dhe thuaj ca ke për ti thënë. I flet nga mbrapa dhe i flet. Se nuk më ndoqe deri më tani.” tha Rama.

 

Rama ka folur me ta për mundësitë e punësimit online, duke u dhënë shembuj të rinjve se shumë bashkëmoshatar të tyre e bëjnë këtë punë dhe paguhen shumë mirë.

 

Sipas Ramës nëse arrin të japësh shërbime online për kompani të ndryshme jashtë vendit mund të sigurohen pagesa më të larta se e vetë kryeministrit apo kryetarit të bashkisë. I pari i qeverisë u shpreh se ka gati 16 milion vende të lira pune në tregun e shërbimeve online në kompani të ndryshme në mbar botën.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...